“Raketa” Pilos ka ndezur kronometrat, kilometrat e jashtëzakonshëm në Champions dhe shpejtësia e tij marramendëse

“Raketa” Pilos ka ndezur kronometrat, kilometrat e jashtëzakonshëm në Champions dhe shpejtësia e tij marramendëse

AEK-u u dorëzua vetëm në fund të ndeshjes kundër Real Madridit, duke humbur 3-2 në xhiron e katërt të fazës së ligës në Champions League. Deri në minutën e 92-të, skuadra greke kishte në duar një pikë të artë, por Valverde, me një goditje predhë, shënoi golin e fitores për madrilenët. Megjithatë, një nga protagonistët e AEK-ut ishte Stavros Pilos, i cili, pas golit kundër Manchester City, gjeti rrugën e rrjetës edhe ndaj Realit. Në minutën e 75-të, pas një aksioni të bukur të Koitës nga krahu i majtë, mbrojtësi i majtë shqiptar mori pasimin dhe me një goditje të ulët mposhti Courtois, duke rikthyer avantazhin e AEK-ut në 2-1. Mbrojtësi 25-vjeçar i kombëtares shqiptare është shndërruar në një nga lojtarët më aktivë të skuadrës, duke përshkuar...