Radiografia e 100 golave të Mbappé me Real Madridin; sulmuesi që i krijon vetë golat

Radiografia e 100 golave të Mbappé me Real Madridin; sulmuesi që i krijon vetë golat

Kylian Mbappé shënoi të dy golat e Real Madridit në “Camp Nou”, ndërsa i dyti ishte i 100-ti me fanellën e bardhë. Vetëm 23 futbollistë e kishin arritur më parë këtë shifër në historinë e “Los Blancos”. Barcelona është kundërshtari ndaj të cilit ka shënuar më shumë që nga mbërritja në Madrid; 8 gola në 7 ndeshje. Sipas Opta-s, askush nuk ka shënuar më shumë se ai në 7 “El Clasico” e para të këtij shekulli. Ritmi i 100 golave – Mbappé i realizoi 100 golat në 116 ndeshje. Vetëm Puskas (101), Cristiano Ronaldo (105), Pahiño dhe Alfredo Di Stéfano (114) e arritën më shpejt. Mesatarja e tij prej 0.86 golash për ndeshje është e katërta më e mirë mes lojtarëve të Realit me të paktën...