Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Radha e Shqipërisë U-17 për të luajtur kundër Italisë/ Trajneri Tafaj fton 22 futbollistë për dy miqësoret
Pas miqësoreve të ekipit kombëtar U-19 kundër Italisë, tashmë është radha e kuqezinjve U-17 të përballen me bashkëmoshatarët axurrë. Trajneri Fatjon Tafaj do të debutojë në pankinën e kombëtares U-17 me dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në Coverciano të Italisë, më 11 dhe 13 gusht. Për këto sfida, tekniku shqiptar ka grumbulluar 22 lojtarë, 3 prej të cilëve portierë, 9 mbrojtës, 5 mesfushorë dhe 5 sulmues. Skuadra është rinovuar me emra të rinj, ndryshe nga kualifikueset dhe finalet e fundit të Europianit për këtë grupmoshë. Të gjithë lojtarët janë të vitlindjes 2009 dhe vijnë si nga klubet shqiptare, ashtu edhe nga akademitë e klubeve të njohura europiane si Inter, Tottenham, Fiorentina, Bologna, Empoli etj. Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin nesër direkt në Itali,...