‘Radarët nuk i fiku algoritmi!’ Semanaj: Luajti ‘kllounin’ në OKB-së, rrezikohemi të bëhemi meme si shtet
Eksperti i Sigurisë Besmir Semanaj komenton fjalimin e kryeministrit Edi Rama mbajtur në Asamblenë e OKB-së. Në një intervistë për Syri Tv, me gazetaren Eneida Ndoci, ai thotë se Rama luajti ‘kllounin’ në një foltore aq të rëndësishme. “Kryeministri ka kohë që është qesharak sa i takon çështjes së Diellës e çështjeve të tjera, por fatkeqësia është kur luhet roli i kllounit në një foltore aq të rëndësishme sa OKB. Rrezikohemi të bëhemi meme si shtet. Kemi një kryeministër që flet për IA, ‘Diellën’ ndërkohë që jemi një nga shtetet e vetme në Europë që nuk kemi qoftë një server të inteligjencës artificiale. Nuk kemi module të IA të zhvilluara nga vetë ne e mburret me një avatar që është veshur me një kostum popullor....
Burimi:
syri.net