Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Rreth 200 kilometra rrugë në Shqipëri do të monitorohen nga sistemet e reja inteligjente. Policia e Shtetit ka nisur përgatitjen e efektivëve që do të punojnë në Qendrën e Monitorimit të Trafikut, ndërsa për këtë funksion të ri parashikohet edhe një rritje e pagave, që mund të shkojnë deri në 1500 euro. Nga 1 janari, kontrolli i qarkullimit rrugor në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re. Radarët inteligjentë dhe pajisjet e avancuara të mbikëqyrjes do të aktivizohen në akset kryesore të vendit, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin e shkeljeve të drejtuesve të automjeteve.Pas instalimit të pajisjeve në disa prej rrugëve me fluksin më të lartë të qarkullimit, tashmë po punohet për përgatitjen e strukturave që do të bëjnë të mundur funksionimin e...