Radarët e Monitorimit të Trafikut bëjnë kërdinë me gjoba të paligjshme

Radarët e Monitorimit të Trafikut bëjnë kërdinë me gjoba të paligjshme

Radarët e monitorimit të trafikut janë duke bërë kërdinë me gjoba masive, ligjshmëria e të cilave është më shumë se e dyshimtë. Edhe pse investimi për monitorimin e Trafikut në akset kryesore kombëtare nuk ka përfunduar ende dhe nuk është marrë në dorëzim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, radarët kanë vendosur gjoba masivisht, për shumicën dërrmuese të të cilave drejtuesit e mjeteve nuk janë në dijeni fare. ‘Kur ndodh një shkelje rrugore, kamerat inteligjente regjistrojnë automatikisht të dhënat dhe fotot përkatëse. Më pas, këto informacione analizohen nga operatorët dhe i transmetohen Policisë së Shtetit. Kjo e fundit verifikon rastin dhe liron...
Burimi: Syri.net