Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ra nga ura në Pieria, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare, nisin hetimet për zbardhjen e ngjarjes
Një vajzë 14-vjeçare e cila u plagos rëndë 7 ditë më parë kur ra nga një urë, në rrethana ende të paqarta, në zonën Andromachi të Pierias, më në fund humbi jetën. Sipas informacioneve nga faqja lokale e internetit thestival.gr, 14-vjeçarja, me origjinë nga Shqipëria, u transferua fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm të Katerinit dhe më pas në Spitalin G. Gennimatas në Selanik, ku në fund nuk ia doli dot dhe ndërroi jetë pas plagëve të marra. Autoritetet policore nga hetimi kanë përjashtuar aktivitetin kriminal. Një hetim paraprak për shkaqet e sakta të incidentit po kryhet nga Departamenti i Policisë...