Ra nga lartësia e pallatit teksa po punonte, humb jetën 48-vjeçari në Tiranë

Ra nga lartësia e pallatit teksa po punonte, humb jetën 48-vjeçari në Tiranë

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati teksa punonte. Sipas uniformave blu, mësohet se viktima është shtetasi me iniciale V. N., me origjinë nga Bosnjë-Hercegovina. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Brigada VIII”, në një pallat në ndërtim. “Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç,(Bosnjë-Hercegovinë)”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti./Opinion.al
Burimi: Opinion.al