Ra nga kati i tretë i një pallati që po ndërtohej, humb jetën punëtori në Berat

Ra nga kati i tretë i një pallati që po ndërtohej, humb jetën punëtori në Berat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën. Shtetasi me iniciale R.H., dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim. 66-vjeçari, i cili ishte punonjës i firmës së ndërtimit, u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte. “Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen...
Burimi: Top-Channel.tv