Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, ndërron jetë elektricisti në Divjakë

Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, ndërron jetë elektricisti në Divjakë

Një elektriçist ka humbur jetën ditën e sotme, në fshatin Mërtish, në Bashkinë Divjakë. Burime për mediat bëjnë me dije se elektriçisti Xhuljo Shtëmbari rreth 30 vjeç ka mbetur i vdekur teksa punonte për riparimin e linjës Mërtish – Gradishtë. Mesa duket ka qenë një gabim në komunikim pasi Shtëmbari i është thënë se linja është stakuar dhe ky i fundit është ngjitur të kryejë punime dhe ka mbetur i vdekur në vend nga rryma elektrike. Duket se është një gabim njerëzor i punonjësit që ka takuar linjën. Policia në vendngjarje po kryen procedurat për të zbardhur ngjarjen.
Burimi: Javanews.al