Ra aksidentalisht nga kati i 5-të i një pallati në Yzberisht, ndërron jetë 14-vjeçari

Ra aksidentalisht nga kati i 5-të i një pallati në Yzberisht, ndërron jetë 14-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Yzberisht, ku një 14- vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga kati i 5-të i një pallati në këtë zonë. I mituri ka rënë aksidentalisht, dhe për pasojë ka pësuar lëndime të mëdha. Ai është dërguar menjëherë në spital, por pa mundur t’i mbijetojë lëndimeve.
Burimi: Javanews.al