Qytetarët thirrën protestë në nisje të sesionit parlamentar, policia “blindon” Kuvendin
Policia ka marrë masa të shtuara sigurie pranë Parlamentit, në kuadër të protestës së paralajmëruar në nisje të sesionit të ri parlamentar. Zona përreth godinës së Kuvendit është rrethuar me gardh metalik, ndërsa prani e shtuar e forcave të policisë është vënë re në perimetrin rreth institucionit. Masat e sigurisë vijnë në një moment kur pritet grumbullimi i protestuesve. Vendosja e barrierave metalike synon të kufizojë afrimin e protestuesve drejt godinës së Parlamentit.
Burimi:
vizionplus.tv