Qytetarët para SPAK me pankarta: Arresto Ballukun! Drejtësi
Disa qytetarë janë mbledhur paraditen e kësaj të hëne para ambienteve të SPAK me pankarta në duar, ku kërkojnë arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Secili nga qytetarët ka nga një pankartë me mbishkrimin “Arresto Balluku”. Hetimet e SPAK kanë zbuluar dy vila të fshehura nga Belinda Balluku në emra të tjerë në jug të vendit. Tashmë pritet që Prokuroria e Posaçme të dërgojë kërkesën në Kuvend, për heqjen e imunitetit të Ballukut me qëllim vënien e saj në masën e sigurisë.
Burimi:
gijotina.com