Quentin Tarantino sjell romanin e ri për Cliff Booth, para filmit të ri me Brad Pitt
Quentin Tarantino po rikthehet te një prej personazheve më të njohura të filmit të tij “Once Upon a Time in Hollywood”, këtë herë përmes letërsisë. Regjisori dhe skenaristi amerikan ka shkruar një roman të ri kushtuar “Cliff Booth”, personazhit të interpretuar nga Brad Pitt, i cili do të rikthehet edhe në filmin vijues. Romani do të titullohet “The Adventures of Cliff Booth” dhe do të publikohet nga HarperCollins më 8 dhjetor, vetëm pak javë pas premierës së filmit të ri “The Further Mis-Adventures of Cliff Booth”. Filmi do të shfaqet fillimisht në kinematë IMAX më 25 nëntor, ndërsa më 23 dhjetor do të jetë i disponueshëm në Netflix. Filmi i ri do të drejtohet nga David Fincher, ndërsa Tarantino ka shkruar skenarin. Vetë Tarantino nuk...
Burimi:
kultplus.com