QSUT: 11 persona të lënduar, 7 prej tyre në urgjencë
Sipas të dhënave nga Spitali Universitar i Traumës (QSUT), aktualisht në urgjencë po marrin trajtim 3 protestues dhe 4 efektivë policie. Të gjithë të lënduarit janë koshientë dhe paraqiten me gjendje shëndetësore stabël. Ndërkohë, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) bëhet me dije se 4 protestues kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali, duke vijuar kujdesin shëndetësor në rrugë ambulatore. Sipas këtij përditësimi, 7 persona po marrin aktualisht trajtim në urgjencë, ndërsa 4 protestues janë larguar pas marrjes së mjekimit. Situata vjen pas përshkallëzimit të protestës në kryeqytet, ku përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës dhe mjeteve të tjera për shpërndarjen e turmës.
Burimi:
argjiroja.net