Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë
Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” përshkruan reagimet në Serbi pas vdekjes së kriminelit të luftës Ratko Mlladiq. Sipas një analize të publikuar nga gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), zhvillimet dhe debati në Serbi pas vdekjes së kriminelit serb të luftës, Ratko Mlladiq, shtrojnë pyetjen se çfarë ka ndryshuar realisht në këtë shtet ballkanik gjatë tri dekadave të fundit. Gazeta FAZ rikujton se në fillim të viteve të nëntëdhjeta, shumica e serbëve mbështetën politikën pushtuese serbomadhe të autokratit Slobodan Millosheviq, i cili nxiti tri lufta dhe vdiq në vitin 2006 nga një infarkt në qelinë e Tribunalit të OKB-së në Hagë, ndërsa vetëm një pakicë e vogël doli kundër kësaj politike. Më tej, gazeta gjermane FAZ vë në dukje se njëzet vjet pas vdekjes së...
Burimi:
javanews.al