Qielli shqiptar më i ngarkuar/ Më shumë pasagjerë dhe mallra, turizmi dhe low-cost shtyjnë përpara transportin ajror
Transporti ajror në Shqipëri vijon të zgjerohet, si në lëvizjen e pasagjerëve, ashtu edhe në atë të mallrave. Sipas INSTAT-it, gjatë vitit 2025, hyrje-daljet e pasagjerëve me avion arritën në 11,6 milionë, me rritje prej 8,7% krahasuar me një vit më parë. Zgjerimi është edhe më i dukshëm në perspektivën dyvjeçare, pasi në vitin 2023 u regjistruan rreth 7,3 milionë hyrje-dalje. Paralelisht, volumi i mallrave dhe postës arriti në 2.807 tonë, 24,4% më shumë se në vitin 2024. Megjithatë, fluksi mbetet i orientuar drejt importeve: 1.821 tonë mallra mbërritën në Shqipëri, ndërsa 682 tonë u dërguan jashtë vendit. Në hapësirën ajrore shqiptare u regjistruan gjithashtu mbi 334 mijë mbikalime, me rritje vjetore prej 9,7%. Kjo tendencë vijon edhe gjatë vitit 2026 dhe pasqyron ndryshimet në...
Burimi:
javanews.al