Qeveria zgjeron lehtësitë fiskale për ortakët privatë të kompanisë KAYO
Qeveria zgjeron lehtësitë fiskale për ortakët privatë të kompanisë KAYO Një nismë e re ligjore e qeverisë propozon zgjerimin e lehtësive fiskale për kompanitë që investojnë në industrinë e prodhimit të armëve në Shqipëri, përfshirë shoqëritë e përbashkëta të ndërmarrjes shtetërore KAYO me ortakë privatë. Nisma vjen në një kohë kur kompania shtetërore është përfshirë në një hetim të SPAK për dyshime mbi trafikimin e armëve. Ligji i miratuar në vitin 2024 u njeh tashmë subjekteve të licencuara në këtë industri tatim mbi fitimin në masën 0% për dhjetë vitet e para të aktivitetit, si dhe lehtësi të tjera doganore dhe fiskale. Projektligji i ri synon të ndryshojë kryesisht trajtimin e tatimit mbi vlerën e shtuar, TVSH, për importet e makinerive dhe të lëndëve të...
Burimi:
sot.com.al