Qeveria ultimatum bizneseve pranë akseve kombëtare: Keni 7 ditë kohë të lironi territorin e zaptuar

Qeveria ultimatum bizneseve pranë akseve kombëtare: Keni 7 ditë kohë të lironi territorin e zaptuar

Bizneset të cilat janë të lokalizuara pranë akseve kombëtare duke mos respektuar distancën e sigurisë nga rruga, do të kenë 7 ditë kohë duke nisur nga sot e deri më 31 Korrik, për të liruar hapësirën e zaptuar dhe për t’u vendosur brenda pronës së tyre. Aksioni vjen në kuadër të lirimit të hapësirave publike në të gjithë vendin, por edhe sigurisë rrugore. Bizneseve u kërkohet që të rrethojnë edhe pronën e tyre dhe të respektojnë distancën e sigurisë nga segmenti rrugor. Paralajmërimi u bë nga ministrja e Transporteve Belinda Balluku gjatë një inspektimi në aksin Kombinat-Ndroq-Plepa. Qeveria ka marrë...