“Qeveria të merret me veten ose të hapë krahun”, Rama: Një shtet që nuk mban mend çfarë ka thënë dje, nuk mund të kërkojë besim sot
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që puna dhe vendimmarrja e qeverisë të jenë të gjurmueshme dhe të aksesueshme për qytetarët përmes platformës së re “Pasqyrë Albania”. Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se platforma duhet të shërbejë si një mekanizëm transparence, ku qytetarët të mund të ndjekin në kohë reale ecurinë e çështjeve, vendimeve dhe angazhimeve të institucioneve. Sipas kryeministrit, në platformë duhet të jetë i dokumentuar edhe përdorimi i fondeve publike, ndërsa statusi i çdo çështjeje duhet të shoqërohet me të dhëna konkrete. “Një shumë sado e vogël nga taksat e qytetarit do të jetë në pasqyrë. Statusi i çështjes, qoftë kolektive, qoftë individuale, nuk mund të jetë një dekor, nuk mund të mbetet vetëm te fjala...
Burimi:
javanews.al