“Qeveria të marrë vendime të vështira”/ Mesazhi i fortë i arqipeshkvit, Begaj thërret krerët e komuniteteve fetare
Arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, Imzot Giovanni Peragine, ka bërë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe dialog në një moment kur Shqipëria po përballet me protesta dhe tensione të vazhdueshme. Në mesazhin e tij publik, të dhënë në vigjilje të festës së Zojës së Shkodrës, ai ka theksuar se autoritetet kanë detyrimin të dëgjojnë qytetarët dhe të ndërmarrin vendime konkrete për kapërcimin e krizës. “Kur besimi te institucionet tronditet dhe paqja shoqërore vihet në rrezik, është detyrë e atyre që qeverisin të marrin përgjegjësitë që u takojnë”, është shprehur arqipeshkvi. Ai ka folur për nevojën që drejtuesit e institucioneve të marrin edhe vendime të vështira, nëse këtë e kërkon interesi i vendit. Në të njëjtën kohë, Peragine ka dënuar pa rezerva përdorimin e dhunës, duke kërkuar që pakënaqësitë...
Burimi:
ntv.al