QEVERIA PREMTON NAFTË MË TË LIRË, POR A PO E ZHVENDOS FATURËN NGA POMPA TE MAKINA?
Një taksë mund të hiqet nga çmimi i karburantit, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se qytetarët do të paguajnë më pak në fund të vitit. Propozimet që po shqyrtohen për paketën fiskale të vitit 2027 parashikojnë heqjen e taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër nga nafta dhe benzina. Në pamje të parë, masa duket si një lehtësim i rëndësishëm për drejtuesit e automjeteve, të cilët prej vitesh përballen me çmime të larta të karburantit. Por pas këtij lehtësimi të mundshëm qëndron një tjetër ndryshim: kompensimi i të ardhurave të buxhetit përmes rritjes së detyrimeve vjetore të automjeteve. Sipas raportimeve mbi skemën e propozuar, në diskutim janë rritja e taksimit vjetor, detyrime më të larta për automjetet luksoze dhe përfshirja e makinave...
Burimi:
ntv.al