Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
👁8411
11.8 miliardë lekë është shuma që Ministria e Financave do të rialokojë në buxhetin e vitit 2025. Përmes një Akti Normativ, Këshilli i Ministrave vendosi që kjo shumë të përdoret për projekte të ndryshme, përfshirë forcimin e sigurisë digjitale, përmirësimin e infrastrukturës kombëtare dhe avancimin e teknologjisë së informacionit në administratën publike. Më konkretisht, 3 miliardë lekë do të shkojnë për skemën e re të Garancisë Sovrane për sektorin e bujqësisë, e cila do të lehtësojë aksesin në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kjo synon gjithashtu të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë...