Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030: Vendi do ndahet në 6 rajone turistike!

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030: Vendi do ndahet në 6 rajone turistike!

Foto ilustruese TIRANË- Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, përmes një video-mesazhi. Sipas saj, pas një pune 2-vjeçare, kjo strategji vendos objektiva të qartë dhe të matshëm për rritjen e të ardhurave nga turizmit deri në vitin 2030, shoqëruar me rritje të kapaciteteve akomoduese dhe përmirësim të standardeve. Për të optimizuar shërbimet, do të bëhet ndarja e Shqipërisë në gjashtë rajone turistike dhe me detyra të reja për agjencitë shtetërore që lidhen me industrinë e turizmit. 6 rajonet janë të ndara...