Qeveria miraton rregullat e reja për dëmet në mjedis, përcaktohen kriteret dhe aktivitetet me rrezik të lartë
Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime të reja që përcaktojnë kriteret për vlerësimin e dëmeve në mjedis, masat parandaluese dhe rehabilituese, si dhe listën e veprimtarive që konsiderohen me rrezik për mjedisin. Vendimet, të miratuara në mbështetje të ligjit për mbrojtjen e mjedisit, i japin kompetenca të rëndësishme Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) për identifikimin, vlerësimin dhe dokumentimin e kërcënimeve dhe dëmeve mjedisore. Si do të përcaktohet dëmi në mjedis Sipas rregullave të reja, dëm mjedisor konsiderohet çdo ndryshim negativ i matshëm në një burim natyror ose çdo cenim i matshëm i shërbimeve që ofron ai burim. Në mënyrë specifike, kuadri i ri përfshin: Dëmtimin e llojeve të mbrojtura dhe habitateve natyrore, kur ndikimi është i konsiderueshëm dhe cenon statusin e favorshëm të ruajtjes...
Burimi:
javanews.al