Qeveria miraton ratifikimin e marrëveshjes me NATO-n për mbështetjen e Ukrainës! Ja çfarë parashikon vendimi!
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e kësaj të premteje projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së përgjithshme kuadër mes Shqipërisë dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), që lidhet me Listën e Kërkesave Prioritare të Ukrainës (PURL). Vendimi u miratua me propozim të ministrit të Mbrojtjes dhe synon t’i hapë rrugë shqyrtimit dhe miratimit të marrëveshjes në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas vendimit të qeverisë, marrëveshja është nënshkruar ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe NATO-s, në kuadër të mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën. Dokumenti i miratuar nga qeveria i propozon Kuvendit ratifikimin e marrëveshjes që lidhet me Listën e Kërkesave Prioritare të Ukrainës (Priority Ukraine Requirements List – PURL), një mekanizëm që synon koordinimin e mbështetjes...
Burimi:
javanews.al