Qeveria miraton numrin unik të Emergjencave 112, shërbim 24 orë në të gjithë vendin!
Këshilli i Ministrave miratoi këtë të premte një sërë vendimesh dhe aktesh normative që prekin fusha të ndryshme, nga kompensimi i dëmeve të shkaktuara gjatë tubimeve të dhunshme, te siguria publike, agroturizmi, strukturat akomoduese dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Një nga vendimet kryesore të mbledhjes ishte miratimi i aktit normativ për kompensimin dhe rikuperimin e dëmeve të shkaktuara ndaj pronës nga aktet e dhunës gjatë tubimeve. Sipas qeverisë, mekanizmi i ri synon të garantojë kompensimin e shpejtë të dëmeve materiale për qytetarët dhe subjektet e dëmtuara, ndërsa kostot përfundimtare do të mbulohen nga personat që kanë shkaktuar dëmet. Po ashtu, qeveria miratoi ngritjen dhe funksionimin e sistemit të numrit të unifikuar të thirrjeve emergjente 112, i cili do të shërbejë si pikë e vetme kontakti për raportimin...
Burimi:
javanews.al