Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Qeveria miraton marrëveshjen financiare me BE
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të hënë në parim marrëveshjen e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, në kuadër të Planit Vjetor të Veprimit për vitin 2024, pjesë e Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III). Ky vendim synon forcimin e bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në kuadër të përgatitjeve për anëtarësim. Marrëveshja përcakton mbështetjen financiare të BE-së për projekte zhvillimore, reforma institucionale dhe nisma që përshpejtojnë integrimin e vendit në strukturat evropiane.