‘Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin…’/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një vend pa korrupsion

‘Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin…’/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një vend pa korrupsion

Eurodeputetja Ilaria Salis ka ngritur alarmin në Parlamentin Europian për situatën politike në Shqipëri dhe represionin ndaj të rinjve që po protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Gjatë diskutimit për progresraportin e Shqipërisë, Salis kërkoi që institucionet europiane të mos mbyllin sytë përballë revoltës së të rinjve, të cilët po kërkojnë një vend pa korrupsion, ku të kenë mundësi të studiojnë, të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen me dinjitet. Eurodeputetja akuzoi qeverinë shqiptare se, në vend që t'u përgjigjet kërkesave të protestuesve, ka zgjedhur dhunën, gazin lotsjellës dhe represionin. Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për propozimin që protestuesit të përballen me gjoba deri në 5 mijë euro, duke paralajmëruar se të rinjtë shqiptarë nuk duhet të lihen vetëm përballë kësaj...