Qeveria i hap rrugë shlyerjes së detyrimeve financiare për ndërmarrjet ushtarake

Qeveria i hap rrugë shlyerjes së detyrimeve financiare për ndërmarrjet ushtarake

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shlyerjen e detyrimeve financiare të ndërmarrjeve shtetërore ushtarake. Vendimi përfshin shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj të tretëve në shumën 244 541 460 lekë, të ndërmarrjeve shtetërore Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës Elbasan, Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan. Efektet financiare të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025, për Ministrinë e Mbrojtjes, në programin buxhetor “Mbështetja e luftimit”. Shlyerja e detyrimeve të prapambetura, përfundon brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e tij. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe...
Burimi: Sot.com.al