Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Qeveria fal gjobat e 10 viteve të fundit, ja kush përfiton
👁9457
Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që fal një sërë gjobash dhe masash administrative të vendosura ndër vite ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Vendimi i miratuar këtë të premte parashikon shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024. Falja përfshin gjoba të vendosura nga një sërë institucionesh publike, përfshirë Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, Inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Të gjitha këto institucione janë të detyruara të hartojnë dhe dërgojnë brenda 30 ditëve...