Qëndroi vetëm disa orë në detyrë, Everest Kazheli jep dorëheqjen si drejtor i Kadastrës në Elbasan
foto ilustruese ELBASAN-Everest Kazheli i cili u emëruar drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) për Drejtorinë Vendore në Elbasan, një ditë më parë duke zëvendësuar Ester Isain, ka dhënë dorëheqjen. Në vend të tij është emëruar Gentian Mahmutaj, i cili më herët mbante detyrën e përgjegjësit të sektorit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK-së. Kazheli u largua nga drejtimi i Kadastrës në Fier, ndërsa deri më tani nuk është bërë i ditur emri i personit që do ta zëvendësojë në këtë detyrë. Largimi i tij erdhi në një kohë kur Kadastra e Fierit është përfshirë në skandale të tjetërsimit të pronave ku për pasojë ish-drejtues të ASHK Fier ndodhen në burg. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai