Qëndresa kundër Ramës/ Pedagogët: Grevë dhe bojkot të mësimit, trupa akademike në përkrahje të studentëve
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, ka njoftuar mbështetjen e trupës akademike për protestën e studentëve, duke bërë thirrje për bojkot të mësimit dhe pjesëmarrje të përditshme në tubime. Në një deklaratë për mediat, Kovaçi bëri të ditur se kryesia e Sindikatës së Universiteteve, pas vlerësimit të situatës së krijuar, ka vendosur të mbështesë bojkotin e studentëve. Ai theksoi se në këtë qëndrim solidarizohen edhe anëtarët e sindikatës dhe pedagogët, të cilët do të jenë në mbështetje të kërkesave të studentëve. Në përfundim, kreu i sindikatës u bëri thirrje pedagogëve që të mblidhen çdo ditë në orën 10:00, për të shprehur solidaritetin me studentët dhe për të vijuar bojkotin e procesit mësimor. Reagimi i Sindikatës së Pedagogëve vjen në një kohë kur protestat studentore...
Burimi:
syri.net