Qëndresa Ibrahimi renditet e pesta në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Qëndresa Ibrahimi renditet e pesta në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

1 September, 2026 - 12:00 Karateistja kosovare Qëndresa Ibrahimi ka përfunduar në vendin e pestë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Ibrahimi nuk arriti të sigurojë medaljen pasi u mposht nga karateistja boshnjake Nejra Sipoviq, e cila është medaliste e bronztë e Kampionatit Evropian 2026. Pavarësisht se mbeti jashtë podiumit, vendi i pestë në Lojërat Mesdhetare vlerësohet si një rezultat i suksesshëm për Ibrahimin, e cila përfaqësoi Kosovën në një prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive të rajonit./KultPlus.com