Qendra ‘Sotir Kolea’, një hapsirë për lexim, krijimtari dhe inspirim

Qendra ‘Sotir Kolea’, një hapsirë për lexim, krijimtari dhe inspirim

Biblioteka Kombëtare ka hapur dyert e Qendrës “Sotir Kolea” për të gjithë ata që kërkojnë një vend të qetë, frymëzues dhe të përshtatshëm për punë intelektuale, lexim apo zhvillim idesh të reja. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ajo ka ftuar publikun të shfrytëzojë këtë ambient bashkëkohor, i cili kombinon estetikën me funksionalitetin. Qendra ofron kushte të favorshme për punë individuale, duke përfshirë wi-fi falas, hapësira të qeta, si dhe një atmosferë pa zhurmë, ideale për përqendrim maksimal. Ajo është krijuar për të qenë jo vetëm një vend për lexuesit e pasionuar, por për këdo që kërkon një strehë mendimi, reflektimi dhe krijimtarie. Një nga veçoritë dalluese të kësaj qendre është salla e literaturës shumëgjuhëshe, ku gjejmë libra të ndarë sipas gjuhëve, nga gjermanishtja dhe...