Qendër e re Shëndetësore në Laprakë, ministrja Koçiu: Shërbime për rreth 5000 banorë të rrugës “Josif Pashko”

Qendër e re Shëndetësore në Laprakë, ministrja Koçiu: Shërbime për rreth 5000 banorë të rrugës “Josif Pashko”

Një qendër e re shëndetësore është hapur për banorët e Njësisë 11 në Laprakë, një bashkëpunim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Kishën Katolike.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shoqëruar nga Drejtoresha e OSHKSH, Jeta Deda dhe Drejtori rajonal i OSHKSH Tiranë, Lorenc Hashorva pa nga afër ambientet e reja të kësaj qendre në rrugën “Josif Pashko” ku do mund të marrin shërbime shëndetësore më të shpejta dhe më të aksesueshme rreth 5 000 banorë të kësaj zone. Me hapjen e qendrës së re, qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë shërbime shëndetësore vetëm 3 minuta...
Burimi: Kohajone.com