Burimi:
Sot.com.al

Qëlloi burrin dhe u arratis me të dashurin, vetëdorëzohet në polici pas 3 muajsh
👁4626
U arratis me të dashurin pas plagosjes me armë të bashkëshortit të saj, e reja dorëzohet në Policinë e Fierit pas tre muajsh. Autori Klement Beqaj është ende në kërkim. Melisa Hoxhallari u arratis pasi i dashuri plagosi me armë zjarri bashkëshortin e saj. Gledian Hoxhallari u plagos mbrëmjen e së dielës (5 janar) në një lokal tek ‘Zogu i Zi’ në Fier, nga autori i dyshuar, Klement Beqaj. Ngjarja u regjistrua në fillim të këtij viti në sy të fëmijës së tyre vetëm 9-vjeç.