Qëllohet me armë zjarri lokali në Fushë Krujë, pronari me precedent penal

Qëllohet me armë zjarri lokali në Fushë Krujë, pronari me precedent penal

Është qëlluar me armë zjarri gjatë natës një biznes në Fushë Krujë. Plumbat ‘janë derdhur’ në drejtim të lokalit në pronësi të Mond Vogës, me precedent të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje. Si pasojë e të shtënave, ka pasur vetëm dëme materiale. “Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë Krujë. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”-njofton policia. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv