”Që kur poshtërimi i vajzave dhe grave është revolucion”, deputetja Mila: Kritika nuk është leje për dhunë, përndjekje apo kërcënim
Deputetja e PS-së, Sara Mila, ka reaguar pas incidenteve të shënuara në ditën e parë të sesionit të ri Parlamentar këtë të martë, duke dënuar dhunën dhe poshtërimin ndaj grave në politikë. ”Sot, dy gra të PS-së u dhunuan. Po, u dhunuan”, shkruan Mila, duke theksuar se fakti që dhuna erdhi nga gra të tjera nuk e bën atë më pak të rëndë. Ajo kritikon sulmet dhe fyerjet e përdorura për klikime, ndërsa ngre shqetësimin për mesazhin që këto raste përcjellin te vajzat që duan të angazhohen në politikë. ”Kritika, protesta dhe satira kanë vendin e tyre në një shoqëri të lirë. Por asnjëra nuk është leje për dhunë, përndjekje apo kërcënim”, shprehet deputetja. Postimi i plotë QË KUR POSHTËRIMI I VAJZAVE DHE GRAVE ËSHTË...
Burimi:
kohajone.com