“Qatargate”, i hiqet imuniteti Dimitris Avramopoulos

“Qatargate”, i hiqet imuniteti Dimitris Avramopoulos

Parlamenti i Greqisë hoqi imunitetin e Dimitris Avramopoulos ish-kryetar i bashkisë së Athinës dhe aktualisht ligjvënës i partisë Konservatore në pushtet, Demokracia e Re. Ky vendim i hap rrugën hetimeve të mëtejshme të autoriteteve për ish-Komisionerin Europian, në lidhje me çështjen e korrupsionit “Qatargate”, një nga skandalet më të mëdha që ka goditur unionin. Avramopoulos i ka mohuar akuzat për shkelje apo lidhje me këtë çështje, në kuadër të së cilës disa zyrtarë të Bashkimit Europian janë akuzuar se kanë marrë ryshfet nga Katari. Një gjykatës belg lëshoi ​​një urdhër-arresti evropian për Avramopoulos në muajin qershor, me akuza për pjesëmarrje në një grup kriminal, korrupsion publik dhe pastrim parash, sipas një dokumenti qeveritar të parë nga Reuters. Deri në votimin e së enjtes, 73-vjeçari ishte...