Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Qarkullonte me armë zjarri në “Range Rover”, arrestohet në Sarandë 31-vjeçari nga Kosova
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Impact”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Në vijim të kontrolleve të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lidhur me një rast të armëmbajtjes pa leje që cenonte sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Impact”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar: Sh. M., 31 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Range Rover” që drejtonte ky shtetas, në...