Qarkullonte me armë e municion luftarak në makinë, arrestohet i riu në Bulqizë

Qarkullonte me armë e municion luftarak në makinë, arrestohet i riu në Bulqizë

Një 20-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete është vënë në pranga në Bulqizë. Ai është ndaluar nga uniformat blu në aksin rrugor Krastë – Bulqizë dhe gjatë kontrollit që i është ushtruar në mjet, i është gjetur e fshehur 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë. Arma, municioni dhe automjeti i 20-vjeçarit Orgest Grrica u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. “Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në kuadër të...