Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Qarku Dibër mbyllet/ Ish-kryetari i Bashkisë Mat me vota rekord, futet në Kuvend
👁13068
Në qarkun e Dibrës demokratët pësuan një humbje të thellë, duke mos përfituar asnjë mandat nga lista e hapur. PS-ja, përveç Blendi Klosit dhe Alma Selamit, deri tani nga lista e hapur do të çojë në Parlament dhe ish-kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj. Ai ka marrë 11699 vota. Në Parlament PD-ja do të çojë vetëm dy deputetët e listës së mbyllur, Xhelal Mziu dhe Denisa Vata, ndërkohë që jashtë mbeten ish deputetët Xhemal Gjunkshi dhe Përparim Spahiu.