Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qafë Thanë/ Kishte fshehur marokenin nën rimorkion e kamionit, procedohet 30-vjeçari
Policia Kufitare e Korçës ka goditur dy raste të paligjshmërive në pikë-kalimet kufitare Qafë Thanë dhe Goricë. Në një rast, një shtetas nga Maqedonia e Veriut u kap duke transportuar një emigrant të paligjshëm maroken. Ndërsa në rastin tjetër, një banor i Zaroshkës u kap me mallra kontrabandë pa fatura. Të dy personat janë proceduar në gjendje të lirë dhe materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës. Njoftimi i Policisë Korçë: DVKM Korçë/Goditen në PKK Qafë Thanë dhe në PKK Goricë, 2 raste të paligjshmërive në kufi. Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë konstatuan në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 2...