Putini me ‘grusht të hekurt’ pas zgjedhjeve, forcon kontrollin mbi Rusinë! 49 veteranë të luftës në Ukrainë hyjnë në Parlament

Putini me ‘grusht të hekurt’ pas zgjedhjeve, forcon kontrollin mbi Rusinë! 49 veteranë të luftës në Ukrainë hyjnë në Parlament

Partia në pushtet Rusia e Bashkuar ka siguruar 355 nga 450 vendet në Dumën ruse, ndërsa parlamenti i ri do të përfshijë 49 veteranë të luftës në Ukrainë, sipas rezultateve të shpallura nga autoritetet ruse. Rezultati i zgjedhjeve i jep partisë pro-Kremlinit një shumicë të gjerë në parlament. Rusia e Bashkuar ka marrë 57.83% të votave, me rreth 95% të fletëvotimeve të numëruara, sipas kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova. Në zgjedhjet e vitit 2021, partia kishte marrë 49.8% të votave. Rezultati i fundit tejkalon edhe rekordin e mëparshëm të partisë, e cila në vitin 2016 kishte siguruar 343 vende në Dumë. Sekretari i përgjithshëm i Rusisë së Bashkuar, Vladimir Yakushev, tha fillimisht se rreth 86 veteranë të asaj që Moska e quan...