Putini i quan masat gjermane një “gabim të rëndë”
Qeveria gjermane bën Rusinë përgjegjëse për tentativën për sulm me dron në aeroportin Leipzig/Halle dhe ka paralajmëruar masa ndëshkuese. Presidenti rus Vladimir Putin e quajti këtë një “gabim të rëndë”. “Sipas mendimit tim, kjo bie qartazi ndesh me interesat e popullit gjerman”, tha kreu i Kremlinit gjatë një konference për shtyp të transmetuar nga agjencia ruse e lajmeve Tass. Sipas tij, reagimi i qeverisë gjermane lidhet me “fushatat zgjedhore që po afrohen”. Sipas ministrit federal të Brendshëm, Alexander Dobrindt, hetimet policore, mënyra e kryerjes së sulmit dhe të dhënat e shërbimeve të inteligjencës dëshmojnë për përgjegjësinë e Rusisë. Pas tentativës për sulm me një dron të ngarkuar me eksploziv në aeroportin Leipzig/Halle, qeveria federale gjermane po ashpërson kursin e saj ndaj Rusisë: Konsullata e Përgjithshme e Rusisë në Bon pritet...
Burimi:
vizionplus.tv