Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur të shtunën në Kremlin bisedimet me të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, që vijon prej më shumë se katër vitesh. Gjatë negociatave, Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të mos godasin kryeqytetet e njëra-tjetrës për tre ditë, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rikthejnë bisedimet e udhëhequra nga Uashingtoni për përfundimin e konfliktit. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se Kushner dhe Witkoff po sillnin në Moskë një “propozim për t’i dhënë fund luftës”, por nuk dha detaje mbi planin. “Ju mirëpres ngrohtësisht në Moskë. Situata, sigurisht, nuk është e thjeshtë”, u tha Putin dy të dërguarve amerikanë. Presidenti rus u kërkoi gjithashtu atyre...