No Image Available

Putin pret liderët e Iranit dhe Katarit nesër në Moskë, takimet pas Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të zhvillojë të martën takime me presidentin iranian, Masud Pezeshkian dhe emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, në Moskë, njoftoi Kremlini. Sipas Yuri Ushakov, këshilltarit të politikës së jashtme të Kremlinit, takimet do të zhvillohen pas përfundimit të Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit, i cili do të mbahet në kryeqytetin rus. Takimet pritet të zhvillohen në kuadër të kontakteve mes Moskës, Teheranit dhe Dohas, ndërsa prania e tre liderëve në kryeqytetin rus vjen në sfondin e interesave të tyre në sektorin energjetik dhe zhvillimeve rajonale. Kremlini nuk dha detaje të mëtejshme mbi temat që do të diskutohen gjatë takimeve.