Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pushuesi ndërroi jetë tragjikisht në plazh, dëshmitarët zbulojnë detajet: Ekipi shëndetësor mbërriti me vonesë
Një ngjarje e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit në plazhin e Divjakës, ku një pushues humbi jetën papritur, duke tronditur të pranishmit. Viktima është identifikuar si Tomorr Muça, 67 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhej në shezlong kur pësoi një ndalesë të menjëhershme kardiake. Sipas dëshmitarëve okularë, Muça ndjeu shqetësim të menjëhershëm shëndetësor dhe humbi ndjenjat ndërsa pushonte. Personat përreth reaguan me shpejtësi, duke u përpjekur t’i ofrojnë ndihmën e parë dhe duke njoftuar urgjencën mjekësore. Ekipi shëndetësor i qendrës së Divjakës mbërriti me vonesë dhe ndërhyri për ta reanimuar, por fatkeqësisht përpjekjet e mjekëve nuk...