Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët

Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët

Në vitin 2024, shqiptarët udhëtuan më shumë se kurrë. Sipas INSTAT, mbi 4.4 milionë udhëtime u kryen nga banorët mbi 15 vjeç, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Pjesa dërrmuese, rreth 98%, ishin për arsye personale. Referuar të dhënave, rreth 3 milionë udhëtime personale u regjistruan në territorin shqiptar, me synim kryesor pushimet dhe kalimin e kohës së lirë. Muajt më të preferuar për të udhëtuar ishin gushti, dhjetori dhe korriku, duke reflektuar sezonin veror dhe festat e fundvitit si periudhat më të frekuentuara. Destinacionet më të vizituara ishin Tirana me 15.4% të udhëtimeve, e ndjekur nga Vlora me 12.3%,...
Burimi: Opinion.al